Ballina Kuzhinë Patëllxhanë me kos dhe gjalpë

Patëllxhanë me kos dhe gjalpë

PËRBËRËSIT: 500 g patëllxhanë, 100 g gjalpë i shkrirë, 1 qepë mesatare, 1 thelb hudhër, kripë, piper dhe 125 g kos.

PËRGATITJA: Ndërkohë që uji ngrohet, shpëlani patëllxhanët dhe hiquni bishtat. Me një pirun shponi patëllxhanët në gjatësinë e tyre, kështu do të ziejnë më shpejtë. Futini në tenxheren me ujin e valuar dhe lërini të ziejnë për 15-20 minuta.

Kur të jenë zbutur hiqini nga zjarri dhe kullojini nga uji tepërt. Merrni një tas dhe aty hidhni patëllxhanët dhe shtypini me pirun. Nëse dëshironi mund edhe t’i prisni me thikë në copa sa më të vogla. Ndërkohë në zjarr keni vendosur gjalpin që të ngrohet. Pasi të keni pastruar qepën griheni hollë dhe vendoseni për t’u skuqur.

Herë pas here përziejeni derisa volumi i saj të ketë rënë dhe të ketë marrë një ngjyrë të artë të lehtë. Shtoni hudhrën e shtypur dhe skuqini edhe për pak, gjithmonë duke i përzierë që të mos ngjitet. Tani hidhni në tigan patëllxhanët e shtypur dhe kripë e piper sipas dëshirës. Lërini të skuqen për 5 minuta dhe sigurohuni që t’i provoni nëse kanë shijen e dëshiruar. Largojeni nga zjarri dhe lëreni mënjanë, ndërkohë që përgatisni kosin.

Nëse po përdorni kos shtëpie ta kulloni nga uji i tepërt dhe ka përzieni tek patëllxhanët. Kalojeni të gjithë masën nëpër pjata dhe shërbejeni duke e shoqëruar me bukë të thekur, pite, apo dhe me sallatë me perime të freskëta.

Kjo recetë u përgatit nga GATIMET SHQIPTARE

Exit mobile version