Patate me kofsha pule dhe shafran

Përbërësit: patate të vogla, kofsha pule, ullinj, trumzë, hudhër pluhur, shafran, kripë, piper, vaj ulliri, pak limon dhe gjalpë.

Përgatitja:
Në një tigan të madh dhe të thellë, shtojmë gjalpë dhe pak vaj ulliri. Vendosim kofshat e pulës dhe i skuqim mirë nga të dyja anët. U shtojmë kripë, piper, degë trumze dhe hudhër pluhur gjatë skuqjes. Pasi janë skuqur mirë, heqim degët e trumzës dhe shtojmë patatet ashtu siç janë dhe ullinjtë. I skuqim pak dhe në fund shtojmë ujë dhe shafranin që e kemi shkrirë në një tas të vogël me ujë të nxehtë. Përziejmë masën dhe e vendosim të piqet në furrë 200 C ngadalë. Nëse tigani zë mjaftueshëm, dy apo tre kofsha, e mbuloni sipër me letër alumini dhe vendoseni direkt në furrë të piqet. Nëse masa është më e madhe, kofshat e skuqura i vendosim më tavë. Më pas patatet dhe ullinjtë pasi i kemi skuqur pak i hedhim përsëri në tavë bashkë me ujin dhe shafranin dhe e mbulojmë nga sipër për t’u pjekur në furrë. Masa duhet të ketë aq ujë sa të jetë e lëngshme mjaftueshëm. Në sërvirje shtoni pak lëng limoni.Ju bëftë mirë!