Patate furre me erëza, pjata ideale në këto ditë të ftohta

Përbërësit:

  • 1 kg patate të vogla (me lëkurë të hollë),
  • 5 gjethe sherbelë,
  • 1 lugë gjelle rozmarinë të freskët (fletët),
  • 3 thelpinj hudhër,
  • 1 lugë kafeje piper të zi (ose sipas dëshirës),
  • 6 lugë gjelle vaj ulliri dhe kripë.

Përgatitja: Në një tenxhere të madhe, hedhim ujë, i shtojmë kripë dhe e lëmë të ziejë. Kur uji të ketë marrë valë, shtojmë patatet dhe i lëmë të ziejnë jo më shumë se 10 minuta. Më pas, patatet i hedhim në ujë të ftohtë dhe pasi janë
ftohur i heqim prej andej dhe i lëmë të kullojnë.

I presim katër pjesë të barabarta. Në një robot kuzhine grijmë sherbelën, rozmarinën, piperin, kripën e trashë dhe hudhrën. I përziejmë erëzat me vajin e ullirit dhe i trazojmë në një tas derisa të bëhet një masë kremoze.

Më pas, shtojmë patatet dhe i trazojmë mirë, në mënyrë që erëzat dhe vaji të shpërndahen përgjatë gjithë sipërfaqes së patateve. I futim në furrë dhe i pjekim për rreth 30-40 minuta në temperaturë 200 gradë C. Shërbehen të ngrohta.

Kjo recetë u përgatit nga Linda Fishta