Musk është aksioneri më i madh në Tesla me 13 përqind të aksioneve. Prodhuesi i makinave elektrike shikoi aksionet të kapin vlerën e 424.9 dollarë ditën e Mërkure, një rritje e cila filloi që prej zgjedhjeve presidenciale të 5 Nëntorit në SHBA.
Pasuria e Elon Musk kapërceu 400 miliardë dollarët ditën e Enjte sipas listës së Forbes, një rritje që erdhi pasi aksionet e Tesla shtuan 71 përqind vlerë këtë vit por edhe nga rritja e vlerësimit të kompanisë hapësinore SpaceX.
Musk është aksioneri më i madh në Tesla me 13 përqind të aksioneve. Prodhuesi i makinave elektrike shikoi aksionet të kapin vlerën e 424.9 dollarë ditën e Mërkure, një rritje e cila filloi që prej zgjedhjeve presidenciale të 5 Nëntorit në SHBA.
Pasuria e tij u shtua edhe pas një shitje të brendshme aksionesh në SpaceX, kompani që Musk e drejton. Kompania dhe investitorët e saj vendosën të blejnë 1.25 miliardë dollarë aksione të përbashkëta.
Përveç Tesla dhe SpaceX, Musk drejton edhe startupin teknologjik Neuralink. SpaceX dhe Neuralink mbështeten në rregullimet dhe lejet shtetërore prandaj fitorja e Trump mund ti shërbejë performancës së aksioneve të dy kompanive.
Musk, i cili shpenzoi mbi një çerek miliardë dollarë për të ndihmuar Trumpin të fitonte zgjedhjet, zotëron gjithashtu faqen e rrjeteve sociale X dhe ndërtuesin e tunelit The Boring Company.
Ai ndiqet nga themeluesi i Amazon Jeff Bezos me 243.7 miliardë dollarë pasuri, dhe bashkëthemeluesi i Oracle Larry Ellison me 223.4 miliardë dollarë pasuri.