Përdorni detergjentë të shtrenjtë, por sërish tualeti juaj nuk shkëlqen? Nuk keni pse shpenzoni kaq shumë. Zgjidhja vjen vetëm me dy përbërës të thjeshtë.
Një herë në javë spërkasni me sodë buke ëc-në tuaj nga brenda. Pastaj hidhni në fund të tij një filxhan uthull të bardhë të paholluar.
Përdorni një furçë tualeti për të pastruar sipërfaqen e spërkatur me sodë buke dhe pjesën tjetër ku shtuam uthullën e bardhë.
Reaksioni kimik që ndodh midis uthullës dhe sodës largon njollat dhe erën e vazhdueshme.
Aroma e urinës është një problem shqetësues dhe bezdisës, sidomos kur keni fëmijë të vegjël. Ajo qëndron aty pavarësisht nëse i hidhni ujë apo jo gjatë gjithë ditës.
Ndaj, harrojini detergjentët që përmbajnë një mori kimikatesh dhe bëni pjesë të listës tuaj të produkteve dezinfektuese uthullën e bardhë dhe sodën e bukës./Mesazhi/