Kjo recetë u përgatit nga Kuzhina Zana
Perberesit: 500 g makarona, 800 ml qumesht, 4 kokrra veze, 200 g djathe te bardhe, 100 g djath kackavall, 100 g gjalp i fresket, 6 pete te holla, 2-3 luge vaj ulliri, 2 luge miell dhe kripe.
Pergatitja: Ne nje tenxhere hidhni ujin, kripen dhe vendoseni ne zjarr. Kur uji të fillojë te vloje hidhni makaronat dhe ziejini per 5 minuta. Largoni tenxheren nga zjarri dhe lereni te ftohet. Ne nje ene hidhni vezet, 2 luget e miellit dhe rrihini me rrahesen e dores. Shtoni qumeshtin, djathin e bardhe dhe gjysmen e gjalpit. Masen bashkojeni me makaronat e kulluara duke i perzier me luge druri. Lyejeni taven me vaj dhe shtroni 4 pete nje nga nje duke i sperkatur me gjalpë. Llogaritini qe petat te dalin jasht taves. Shtoni masen e pergatitur siper petave, hidhni djathin kackavall dhe mbulojini me petat e mbetura. Lyejeni mire anet e petave me gjalpë ne menyre qe mos te dalë mbushja. Piqeni ne furre te paranxehur me 180 grade per gati 50 minuta. Kur te marri ngjyren e arte dhe mbushja te jete mpiksur atehere eshte gati. Sherbehet e ngrohte.