Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pasojat e pandemisë/ BE prezanton buxhetin rekord

Pasojat e pandemisë/ BE prezanton buxhetin rekord

Presidentja e komisionit të BE, Ursula Von Der Leyen, prezantoi projekt buxhetin e bllokut në parlamentin evropian në Bruksel.

Ky është moment thelbësor për gjeneratën tonë – tha ajo. Asnjë vend në BE nuk mund të dalë i vetëm nga kriza ekonomike që shkaktuan masat kundër pandemisë së Coronës. Masat më të guximshme janë më të mirat për të ardhmen tonë. Ky është momenti i Evropës – tha vijoi von der Leyen. Fondin ekonomik ajo e pagëzoi me emrin “Gjenerata tjetër e Evropës” për të sqaruar se fjala është për një “investim në një të ardhme të përbashkët” dhe jo për shlyerjen e borxheve të vjetra. Duhet të krijohen themelet për një Evropë të gjelbër, digjitale dhe sociale.

Ky është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Bashkimi Evropian. Komisioni i BE-së planifikon të shpenzojë 1.85 trilion euro gjatë shtatë viteve të ardhshme. Kjo është rreth 1.9 përqind e prodhimit ekonomik të 27 vendeve të BE-së në vitin 2019. 1.1 trilion e kësaj shume përbëjnë buxhetin e rregullt për shtatë vjet. 750 miliardët e tjera do të ndahen për programet për ndërtimin e ekonomive të dëmtuar nga pandemia e Coronës. Paratë do të shpërndahen në rajonet dhe industritë e goditura fort gjatë dy viteve të ardhshme. Vetë vendet e BE-së kanë parashikuar tashmë në buxhetet e tyre kombëtare shuma tri herë më të mëdha, përkatësisht 2,4 trilion euro, për të mbështetur kompanitë e vendeve të tyre.

BE ka vënë në dispozicion disa javë më parë 540 miliardë euro për tri programe akute ndihme. Komisioni propozon që 500 miliardë euro të jepen në formë granti dhe 250 miliardë euro t’u vihen në dispozicion vendeve anëtare si kredi. Gjermania dhe Franca janë shprehur në favor të kësaj formule. Kurse kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, dhe përfaqësuesit e Holandës, Danimarkës dhe Suedisë këmbëngulin që të mos jepen grante, por kredi të ripagueshme. Italia, Franca, Spanja dhe gjashtë vende të tjera nga ana tjetër, insistojnë për grante sepse huatë shtesë do ta rritnin shumë borxhin e vendeve të prekura./tch

Exit mobile version