Prolog rreth pasojave të kamatës
Allahu i Madhërishëm në Kuranin famëlartë thotë: “Elif; Lam, Ra (Ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë te përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi”.(1)
Ky ajet është dëshmi e pakontestueshme dhe një nga faktet e qarta hyjnore që tregojnë se Allahu i Madhërishëm është Krijues i çdo sendi. Udhëzues i njeriut në dritën e jetës. Shpëtues i tij nga të këqijat e territ, por me kusht që ky njeri t’u përmbahet instruksioneve hyjnore dhe parimeve islame, të cilat i shpalli Zoti i botëve.
E gjithë kjo konfirmon faktin se dispozitat islame janë lë shpallura nga Krijuesi i Gjithëdijshëm, i Cili e krijoi njeriun dhe atij i fali logjikën, prandaj Krijuesi është më i Dijshmi për krijesat dhe nevojat e kërkesat e krijesave. Nisur nga kjo, dispozitat dhe normat fetare nuk janë pa urtësi dhe arsyetime, pa marrë parasysh nëse i kupton këto mendja e njeriut apo jo. Të gjithë imperativat dhe ndalesat e shpallura nga Allahu i Madhërishëm, janë për të mirën e njeriut dhe realizojnë interesa te konsiderueshëm për njeriun.
Allahu xh.sh.. nuk urdhëron për ndonjë punë e as që ndalon nga ndonjë punë, pa pasur në këtë urdhëresë apo ndalesë, dobi për njerëzit, qoftë kjo dobi e kësaj bote ose e botës tjetër.
Këto urtësi dhe dobi, disa herë janë evidente dhe njeriu nuk e ka të vështirë t’i kuptoje dhe detektojë, mirëpo disa herë këto urtësi janë jo te dukshme dhe të paarritshme për mendjen e njeriut, e cila është e kufizuar për kuptimin dhe arritjen e shume gjërave. Kjo dikton faktin qe njeriu duhet t’u nënshtrohet normave dhe parimeve islame, pa marrë parasysh a arrin të kuptojë diçka, ose për të gjërat janë ende te pakuptueshme sa duhet.
Prej dispozitave në të cilat manifestohen qartë dhe evidentohen pa shumë mund disa urtësi te Allahut xh.sh., është edhe ndalimi i kamatës.
Kështu, nëse analizohet ndikimi i kamatës ne jetën e njeriut, do të shihet se kamata ka ndikim negativ në shume sfera të jetës së njeriut. Po madje edhe dikush nëse nuk mund të bej analiza të mirëfillta për njohjen e disa nga urtësitë e ndalimit te kamatës, ai patjetër duhet të jetë i bindur se këto urtësi ekzistojnë bazuar në ajetin: “Elif; Lam, Ra (Ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë te përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi”.(2)
Parashtrohet pyetja: A është e logjikshme që Shpallja e Allahut të Urtë e të Gjithëdijshëm, të jetë e zhveshur nga urtësitë?! Përgjigja është: Assesi, veçse dispozitat që shpalli Allahu, janë të drejta, ndërkaq problematika që jemi duke e shtjelluar, është një shembull i shkëlqyeshëm i faktit se dispozitat islame ngërthejnë urtësi dhe dobi për njerëzit. Ndikimi i këtyre dispozitave shihet në disa segmente: qoftë në atë ekonomik, social, psikologjik etj..
Ne ne vazhdim do te mundohemi të themi diçka për pasojat e kamatës në disa nga këto segmente, normalisht duke mos pretenduar se do ta themi fjalën e fundit në këtë fushë, dhe se do të përfshijmë çdo gjë që mund të thuhet në këtë plan, por tema në fjalë do të vazhdojë të shqyrtohet nga studiues të ndryshëm duke nxjerrë dhe duke arritur çdo ditë në përfundime të reja.
Pasojat sociale të kamatës
B.1. Ndikimi i kamatës në ndarjen e njerëzve në shtresa
Nuk ka fare dyshim se kamata ndikon drejtpërdrejt në ndarjen e njerëzve në shtresa, sepse pasuria nuk del nga rrethi i të pasurve te cilët edhe e kanë në dorë kamatën, kurse të varfrit vazhdojnë në varfërinë e tyre dhe nuk mund të dalin nga të qenët e tyre punëtorë të shtresës së pasur.
Kjo dhe pasaniku që u jep tjerëve kredi me kamatë, shton pasurinë e vet ne mënyrë jolegjitime, ndërkaq borxhliu i ngratë zhytet në fukarallëk edhe më shumë, si pasojë e borxheve dhe kamatës. Në këtë mënyrë, pasuria qarkullon çdo herë brenda shtresës së pasur, që e kane për armë kamatën, dhe bëhet ndarja e njerëzve në shtresa.
Nëse i kthehemi realitetit, do te shohim se lufta në mes klasave është e pranishme në të gjitha shoqëritë që nuk e zbatojnë metodologjinë islame në ekonomi, ose, thënë ndryshe, aplikojnë kamatën, e cila jetën e njerëzve dhe ekonominë ia ekspozon humbjes dhe falimentimit.
Pas një periudhe kohore, u provua praktikisht se sistemi ekonomik socialist dështoi në eliminimin e shtresave në shoqëri, edhe pse ideologët e socializmit e ngrinin këtë moto pa ndërprerë.
Në lidhje me këtë, Dr. Omer Sylejman El-Eshkar thotë: Nëse pasuria qarkullon vetëm në rrethin e të pasurve, atëherë në atë shoqëri do të dëmtohen edhe të pasurit edhe të varfrit. Kamata bën që pasuria të përqendrohet vetëm në dorë të një grupi të vogël individësh në një shoqëri, sa kohë që masa e gjerë privohet nga kjo e mirë. Kjo formë është me të meta në ndarjen e pasurisë. Dr. Shaht, ish-drejtor i bankës gjermane Rajh, në një ligjëratë që mbajti në Siri në vitin 1953, kishte thënë: “Përmes një operacioni matematikor, bëhet e qartë se e gjithë pasuria është e përqendruar në dorë të një numri të vogël njerëzish-fajdexhinj. Kjo, ngase fajdexhiu huadhënës i borxhit për të tjerët, përfiton përherë në çdo transaksion, kurse huamarrësi, nga ana tjetër, ka mundësi të fitojë dhe të humbë. Për këtë arsye, e gjithë pasuria, në fund, me një llogari matematikore, patjetër do të gjendet në dorë të atij që fiton çdoherë”.(3)
Në këtë kontekst, edhe Dr. Fadël Ilahij, thotë:”Krahas asaj që u tha, sistemi financiar kamatar zgjeron hendekun në mes shtresave të njerëzve dhe çon në çrregullimin e baraspeshës në mes tyre. Kjo, sepse huamarrësi, si zakonisht, është njeri me mundësi të kufizuara, kurse huadhënësi, si zakonisht, është njeri i pasur, e në këtë mënyrë pasaniku shton pasurinë, kurse i ngrati shton hallet-varfërinë. Kjo ndodh, sepse huadhënësi merr kamatë mbi huan që ka dhënë, qoftë kjo hua a borxh të jetë destinuar për nevoja jetësore të njeriut, ose dhe për investime e biznes, dhe pa marrë parasysh a ka fituar gjësend borxhliu nga kjo shumë, apo ka humbur”.(4)
Ndalimi i kamatës është një tullë e rëndësishme në ndërtimin e kalasë së drejtësisë islame. Kjo, ngase ndalimi i kamatës hedh dritë në metodologjinë e qartë islame në eliminimin e dallimeve në mes njerëzve, qoftë t’i referohet aspektit ekonomik a social, etj.. Në këtë drejtim, Islami ka kundërshtuar çdo tentim për ndarje në klasa ekonomike dhe thellimin e dallimeve në mes të pasurve dhe të varfërve.
Kështu, detyrimi i zekatit dhe marrja parasysh e nevojave të të varfërve dhe nevojtarëve, përbëjnë komponentë të rëndësishëm në metodologjinë islame të eliminimit të klasave ekonomike në mes njerëzve.
“Islami legalizoi zekatin, dhe e bëri detyrim të jepet mbi pasurinë. Zekati përfshinë përafërsisht të gjitha llojet e pasurive dështohen, dhe për këtë është caktuar limiti që e bën zukatin të detyrueshëm, nëse pasuria arrin atë sasi, por ai limit konsiderohet i vogël në krahasim me pasuritë që shohim sot.
Përmes gjithë kësaj, Islami synoi të përgjithësonte solidarësinë shoqërore, në mënyrë që të rritet e drejta e të varfrit dhe kësodore të përafrohen dallimet në mes shtresave në shoqëri.
Urrejtja e Islamit ndaj dallimit të madh në mes shtresave, dhe tentimi i tij që të bëjë përafrimin e tyre, i referohet besimit të tij se ky dallim i madh do të shkaktojë gjithqysh mllef, urrejtje, pesimizëm dhe trazime, të cilat mund të rrezikojnë tërë shoqërinë në përgjithësi”.(5)
B.2. Ndikimi i kamatës në pengimin e përparimit për shtresat e mesme
Logjika e shëndoshë e vërteton se nuk ka njeri që nuk do të ngrihet ekonomikisht në jetën e tij, por ka shumë pengesa që pamundësojnë realizimin e këtij qëllimi. Nuk ka dyshim se gjëja më e theksuar që pengon zhvillimin ekonomik të shumë shtresave shoqërore, është kamata.
Kjo, sepse njeriu, kur e sheh se nuk mund të realizojë një projekt ekonomik, përveçse me mjete të mëdha financiare, të cilat si zakonisht mund t’i realizojë vetëm përmes kredive bankare me përqindje të lartë kamate, nuk shkon me tutje në këtë drejtim, sepse e sheh që nuk ka mundësi për ta mbuluar kamatën e kredisë, e jo më vetë kredinë. Në këtë mënyrë, pjesa më e madhe e njerëzve shndërrohen në punëtorë në kompanitë apo uzinat e pasanikëve. Nga ky veprim, pasuria ose të ardhurat, nuk ndahen si duhet për të gjitha shtresat shoqërore, me qëllim që të krijohen mundësitë për të gjithë, por pasuria ngel brenda shtresës së pasanikëve. Kështu mbyllën dyert e zhvillimit për të tjerët. Këtë fenomen e hasim edhe në epokën e injorancës-xhahilijetit (para Shpalljes), kur stërmadhimi i borxheve ishte shkak i shpronësimit të bujqve të vegjël, bile edhe më shumë se kaq, stërmadhimi i borxheve ishte shkak i humbjes së lirisë së tyre, gjegjësisht i shndërrimit të tyre në robër. Rezultat natyror i gjithë kësaj qe kufizimi i pasurisë në duart e një numri të vogël.(6)
Në këtë kontekst, sikur u theksua edhe më lart, Dr. Shaht, ish drejtor i bankës Rajh të Gjermanisë pati thënë:
“Përmes një operacioni matematikor, bëhet e qartë se e gjithë pasuria është përqendruar në dorë të një numri të vogël njerëzish-fajdexhinj. Kjo, ngase fajdexhiu huazues i borxhit për të tjerët, përfiton përherë në çdo transaksion, ndërkaq huamarrësi, nga ana tjetër, ka mundësi të fitojë dhe të humbë. Për këtë arsye, e gjithë pasuria, në fund, me një llogari matematikore, do të gjendet patjetër në dorë të atij që fiton çdoherë”.(7)
Fjalët e Dr. Shahtit janë shumë me vend, sepse kamatëdhënësi, duke ngritur përqindjen e kamatës, mbyll derën e zhvillimit para të tjerëve për faktin se profiti i tij është i garantuar, kurse profiti i borxhliut nuk është i garantuar. Po ashtu, në pjesën më të madhe të rasteve, fundi i tij do të jetë falimentimi, gjithë kjo për shkak të kamatës.
Nëse i kthehemi realitetit tonë bashkëkohor, do të shohim se Bashkimi Evropian mundohet t’i korrigjojë gabimet e bëra në këtë sferë duke paraparë programe të shumta për mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Evropën lindore.
Në lidhje me problemin në fjalë, Dr. Omer Sulejman El-Eshkar thotë: “Kjo i stimulon hebrenjtë që të merren me kamatë, të promovojnë kamatën në mes njerëzve si dhe të mundohen me çdo kusht t’ua mësojnë fëmijëve të vet këtë profesion, që të dominojnë mbi pasurinë dhe ta futin nën mbikëqyrjen e tyre. Ky defekt që e shkakton kamata në shoqëritë njerëzore, pra defekti i shpërndarjes së pasurisë, është sëmundje, të cilën nuk mund ta shërojnë mjekët. Njohësit e mëdhenj të ekonomisë në Perëndim, e kanë pranuar se janë të paaftë për ta shëruar këtë sëmundje, e cila ka goditur Botën Perëndimore. Prej tyre është edhe eksperti i ekonomisë dhe financave Sharl Rost, për të cilin shkencëtari i famshëm mysliman i ekonomisë, Dr. Isa Abduhu, thotë se është autoritet i pakontestueshëm shkencor në historinë e drejtimeve ekonomike, si dhe mbështetës i drejtimit, i cili nuk ka rival në Botën Perëndimore. Sharl Rost pranoi se është krejt i paaftë për t’i zgjidhur problemet e botës në të cilën jeton, pasi arriti pjekurinë e tij të plotë. Ai thotë: “Unë, pasi kam arritur vitet e pensionimit, dua t’i lë porosi gjeneratës më të re për këtë çështje: Edhe pas këtyre orvatjeve të shumta, ne jetojmë në divergjenca të përhershme. Secili nga ne vuan për shkak të shpërndarjes së pasurisë dhe të të ardhurave, qoftë asaj parciale, siç ndodh me kamatën, ose qoftë ajo që i referohet dallimit të klasave. U lodhëm nga kjo, e nuk arritëm askund”.(8)
B.3. Ndikimi i kamatës në humbjen e lirisë
Kur flasim për pasojat sociale të ka matës, duhet të përmendim patjetër se prej pasojave më të mbrapshta të kamatës në këtë plan, është humbja e lirisë. Kjo, sepse, kur njeriu huazon shuma të mëdha prej kamatëdhënësve dhe nuk ka mundësi t’i paguajë ato shuma, epilogu do të jetë shndërrimi i tij në rob të kamatëdhënësit.
Dijetarët kanë sqaruar se ky ishte një realitet në periudhën e injorancës-xhahilijetit, por e njëjta dukuri është e pranishme edhe sot. Kjo domethënë se ka ndryshuar forma, por esenca ka mbetur e njëjta.
Në lidhje me këtë, Rashid Er-Ravi thotë: “Kamata ka luajtur rol të rëndësishëm në rrënimin e shoqërive primitive dhe shfaqjen e ekonomive të ngritura mbi robërimin. Duke marrë parasysh se borxhi-kredia ka qenë e hipotekuar nga vetë qenia e huamarrësit, krahas disa hipotekave të tjera, kjo ka prodhuar shpronësimin e disa bujqve të vegjël dhe shndërrimin e disave prej tyre në robër, gjë që ka përfunduar me kalimin e pasurive të paluajtshme në duar të një grupi të vogël njerëzish të pasur”.(9)
Kjo dukuri është e pranishme edhe sot, sepse kreditorët kamatarë të sotëm, tentojnë të rrëmbejnë mundin e njeriut, një veprim që ata (huamarrësit) i shndërron në robër modernë, gjegjësisht puna e tyre do të jetë në interes të bankierëve kreditorë, e jo të tjerëve.
Kjo ka qenë natyra e huadhënësve kamatarë gjatë gjithë historisë, sepse ata janë zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore. Njerëzit e tillë, nuk kënaqen vetëm me marrjen e kamatës së shumëfishuar pa mund nga borxhliu, por presin rastin që ta bëjnë pronë të vetën edhe qenien e borxhliut, gjegjësisht ta shndërrojnë atë në një rob. Kështu është vepruar me njerëzit në të kaluarën, po dhe sot vazhdon e njëjta tablo me një disenjim tjetër.
Kjo jep të kuptohet se kamata bie ndesh me realitetin, duke e vënë njeriun në pozitë që nuk i ka hije, duke e nxjerrë nga të qenët krijesë e Allahut dhe i barabartë me njerëzit e tjerë, të qenët e tij i kufizuar në raport me njerëzit si dhe të qenët e tij i detyruar për të respektuar kushtet dhe ligjet e caktuara në transaksione.
Kjo nuk është aspak e çuditshme, sepse kamata është shkak i nxjerrjes së njerëzve nga adhurimi i Allahut. “Kjo parimisht ngrihet mbi bazën e mosekzistimit të lidhjes në mes vullnetit të Allahut dhe jetës së njerëzve. Njeriu është zotëruesi i kësaj toke fillimisht, pa qenë i obliguar me detyra ndaj Allahut, si dhe pa u detyruar t’i ndjekë urdhrat e Allahut.(10)”
Kamata ndikon në humbjen e lirisë edhe nga një aspekt tjetër, gjegjësisht ai i huadhënësit. Kjo, sepse njeriu, kur u jep hua me kamatë njerëzve të tjerë, ka hapur një derë shumë të rrezikshme për vete, çmimin e së cilës mund ta paguajë me gjënë më të shtrenjtë që posedon, me jetën.
Kjo, ngase e shohim që, kur borxhliu nuk mund të paguajë detyrimin për shkak të kamatave të larta, vendos që për të hequr këtë barrë, të vrasë huadhënësin, ose ndodh që kjo të bëhet duke rrëmbyer ndonjë nga fëmijët e tij ose ndonjë anëtar tjetër të familjes së tij, ose për gjithë këtë përdor ndonjë metodë tjetër të dhimbshme për huadhënësin.
Pra, në këtë mënyrë, personi nuk mund të jetë i lirë dhe i qetë e i sigurt në asnjë mënyrë.
Kjo vlen edhe për shtetet, ose qeveritë. Mbytja e shteteve në borxhe shkakton varësinë e tyre politike dhe ushtrimin e ndikimit të pamëshirshëm ndaj tyre nga ana e shteteve të fuqishme ekonomike, të cilat u kanë dhënë hua shteteve më të varfra.
Në këtë kontekst, Dr. Abdu-l-Hamid Ebu Sulejman thotë: “Një nga shembujt më të thjeshtë dhe më të qartë për ato që u thanë më lart, është ndikimi që institucioni i kulluar perëndimor i bankave ka pasur tek Ymeti… Ky institucion i importuar pati një pasojë negative të dukshme në themelet e Ymetit islam. Në vend që të ndihmonte në zhvillimin e Ymetit dhe në ringritjen ekonomike, ai hapi rrugën ndikimit të huaj të mëtejshëm. Arsyeja kryesore për këtë ndikim negativ mund t’u mvishet ndryshimeve në vlera dhe besime. Në të vërtetë, sistemi bankar pati sukses në krijimin e hendeqeve, në pjelljen e më shumë konflikteve, në drenazhimin e forcës së Ymetit, në harkimin e motivacionit të tij, në zbehjen e entuziazmit dhe në lehtësimin e dominimit të huaj mbi burimet e tij, në vend që ato të shërbenin si ndihmë për përparimin dhe zhvillimin ekonomik.”(11)
– vijon –
_____________
Fusnotat:
1. Kaptina Hudë, 1.
2. Kaptina Hudë, 1.
3. Er-Riba ve etheruhu ala el-muhtemei-l-insanij, f.111-112.
4. Et-Tedabir el-vakije min er-riba fi-l-Islam, f.92.
5. Dr.Ahmed Muhamed El-A’ssal & Fet’hi Ahmed Abdu-l-Kerim, En-Nidham el-iktisadij fi-l- Islam-mebadiuhu ve ahdafuhu, f.116.
6. Shih:Dr.Omer Sulejman El-Eshkar, Er-Riba ve etheruhu a’la el-muxhtemei-l-insanij, f.114.
7. Er-Riba ve etheruhu ala el-muhtemei-l-insanij, f. 111-112.
8. Burimi i përmendur, f. 112-113.
9. Citura sipas Dr. Omer Sulejman El-Eshkar, Er-Riba ve etheruha a’la el-muxhteme ‘i-l-insani, f. 114.
10. Sejjid Kutub, Fi dhilali-l-Kur’an, vëll. I, F. 319.
11. Kriza në mendjen myslimane, f. 25-26.
Dr. Bashkim Aliu
Dituria Islame 224