Ballina Lajmet Kosovë Pasivizimi i adresave, sot protestohet në Medvegjë

Pasivizimi i adresave, sot protestohet në Medvegjë

Me moton “Kthema Adresën”, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të protestojnë sot në Medvegjë kundër diskriminimit dhe për të kërkuar rikthimin e adresave të pasivizuara.

“Protesta e caktuar e radhës në Medvegjë, më datën 3 nëntor 2024, me moton ‘Kthema adresën’’, është edhe kundër diskriminimit, në përdorimin e gjuhës shqipe, simbolit kombëtar, në investime e përfaqësime”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Për pjesmarrje në këtë protestë, ka bërë thirrje Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës.

“Në Medvegjë për të kërkuar drejtësi dhe për të rikthyer adresat e pasivizuara në mënyrë të padrejtë! Të mos lejojmë që qytetarët tanë të humbasin të drejtën për identitet dhe ekzistencë në vendin e tyre”, ka shkruar Sinani.

Ajo ka theksuar se kjo protestë është një thirrje kundër diskriminimit dhe në mbrojtje të së drejtës së çdo shqiptari për të jetuar me dinjitet në vendlindje.

Exit mobile version