Egjiptiani Hamdallah Abdel Hafez ka 50 vite që koleksionon libra
Ajo që mund të duket thjesht një gropë në një mur është vendi ku Hamdallah Abdel Hafez ka kaluar gjithë jetën e tij duke mbledhur një koleksion të rrallë prej mijëra librash.
Për agjencinë e lajmeve Reuters ai shpjegon se kur ka filluar të koleksionojë libra.
“Kam filluar të mbledh libra më shumë se pesëdhjetë vjet më parë. Këto libra përfshijnë një sërë temash si libra letrare, islame dhe studime të ndryshme në më shumë se një fushë; interpretimi i Kur’anit, haditheve profetike dhe gjuhës arabe, të cilën e adhuroj. Kjo është diçka që më pëlqen dhe do të vazhdoj t’i lexoj këto libra të dobishëm”, është shprehur Hamdallah Abdel Hafez.
Këto libra ai ua ofron lexuesve në fshatin e tij të cilët nuk janë të paktë.
“Unë vij këtu sepse ka një koleksion të madh librash në bibliotekën e Hamdallah, kështu që unë vij lexoj dhe marr libra prej tij. E pyes edhe për librat që ka dhe ne lexojmë Kur’an”, është shprehur ai.
82-vjeçari shprehet se do ti qëndrojë gjithmonë librit tradicional në vend të atij online.
“Libri është miku juaj më i mirë i të gjitha kohërave, sepse në çdo kohë dhe në çdo vend mund të lexohet me liri dhe rehati. Është më i mirë se celularët, është më komod. Kultura e letrës është preferenca ime deri në fund të jetës.”
I moshuari shpreson të gjejë mbështetje për ta kthyer dhomën e tij të mbushur me libra në një bibliotekë të organizuar ku mund të lexojnë të gjithë ata që e duan dijen. /tvklan