Pasi vranë tre palestinez në Al Aksa, vie sulmi tjetër ndaj besimtarëve palestinez

Pasi ushtria izraelite vranë tre palestinez në Xhaminë Al Aksa, erdhi një vendim tjetër poashtu i rëndë për besimtarët palestinez.

Autoritetet izraelite anuluan namazin e Xhumasë në Xhaminë e Shenjtë, vendim ky që po zbatohet për herë të parë në gati pesë dekada.

Pasi vrau tre personat që ishin brenda xhamisë, policia izraelite e zbrazi xhaminë dhe e mbylli atë për publikun.

Yoram Ha-Levy, komandanti i rrethit të policisë së Jeruzalemit, tha se namazi i së premtes nuk do të mbahet në xhaminë Al-Aqsa.

Policia izraelite gjithashtu ngriti bllokada në hyrje të qytetit të vjetër të Jerusalemit.

Duke folur për Agjencinë Anadolu, Sheikh Ekrima Sabri, njëri nga imamët e Al-Aksasë, tha se ndalesa e fundit e xhumasë në Aksa ishte në fund të gushtit të vitit 1969, një ditë pasi australiani Michael Rohan, i vuri zjarrin xhamisë. Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor në vitin 1967. /MESAZHI/