Pas vrasjes së Kostandin Kaçifas, sulm me molotov në një zyrë turistike shqiptare në Athinë

Një sulm me molotov është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës.

Sipas informacioneve nga mediat greke, dy persona me fytyrë të mbuluar hodhën koktej molotovi në hyrje të dyqanit, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në hyrje dhe në tabelën e dyqanit.

Zyrtarët e policisë gjetën në vendngjarje shishe dhe një çakmak.

Ngjarja vjen në kushtet e një situate të tensionuar mes dy vendeve, pas vrasjes nga forcat RENEA të minoritarit 35-vjeçar, Kostandin Kaçifas, në Bularat.