Ballina Lajmet Shqipëri Pas vrasjes së gjyqtarës, 25 gra denoncojnë familjarët në polici për përdorim...

Pas vrasjes së gjyqtarës, 25 gra denoncojnë familjarët në polici për përdorim dhune

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj solli dhe njëherë në vëmendje fenomenin e dhunës në familje në shoqërinë shqiptare.

Dhe kur vjen puna tek shifrat, ato janë alarmante dhe tregojnë problematikën e thëllë që shpesh herë shkakton edhe viktima.

Në 48 orët e fundit në mbarë vendin në polici janë denoncuar 25 raste të dhunës në familje, ndërsa 8 persona janë vënë në pranga.

Në shumicën e rasteve është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, ndërsa përveç dhunës fizike ndaj bashkëshortes ka edhe raste të dhunës ndaj pjesëtarëve të tjerë të familjes si motrës, vëllait apo prindërve.

Madje, në Sarandë një 29-vjeçar ka thyer edhe urdhrin e mbrojtjes të lëshuar për nënën e tij dhe e ka dhunuar sërish atë. Por pas rastit fatkeq të gjyqtares Hafizi, edhe femra të tjera të rrezikuara kanë kërkuar ndihmën e institucioneve.

Rubrika “Ti Raporton” në Top-Channel ka marrë denoncimin e Merita Doçit nga Fushë-Kruja, e cila thotë se i ka shpëtuar mrekullisht vrasjes nga ish-bashkëshorti, por ndjehet e rrezikuar pasi ai është i lirë prej 2 mujash.

Pasi ka mësuar lajmin e vrasjes së gjyqtares në Tiranë, ajo kërkon ndihmë. Ajo thotë se ndjehet e braktisur nga gjykata dhe prokuroria.

Për këtë rast, që u bë publik edhe në rrjtetet sociale, ka reaguar edhe Policia e Shtetit. Unformat Blu thonë se kanë ushtruar kontrolle në zonën ku dyshohet se fshihet ish-bashkeshorti i saj, Agim Doçi, dhe për kapjen e tij këkron ndihmën e qytetarëve.

Exit mobile version