Ballina Lajmet Pas verdiktit të Gjykatës së Hagës, këto janë fjalët e djalit të...

Pas verdiktit të Gjykatës së Hagës, këto janë fjalët e djalit të kriminelit të luftës

kriminelit të luftësAvokati Darko Mlladiq, i biri i të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, pas vendimit tha se mbrojtja nuk është i kënaqur me verdiktin e Gjykatës së Hagës ndaj dënimit të babait e tij.

Ai tha se drejtësia është zëvendësuar me propagandën e luftës, transmeton lajmi.net.

“Ratko Mlladiq sa ishte në sallën e gjyqit gjatë dënimit, tha se çdo gjë që ndodh në sallën e gjyqit është një gënjeshtër, pasi ai nuk po gjykohet nga Gjykata e Hagës për krime lufte por nga Komisioni i NATO-së dhe se 40,000 mijë viktimat serbe Gjykata i injoroi gjatë gjithë këtyre viteve”, ka thënë Darko Mlladiq.

Ai vuri në dukje se babai i tij dërgoi një mesazh se “një luftë civile u penalizua”, për të mbrojtur individët, shkruan klix.ba.

“Ratko Mlladiq nuk është në Siri, Ukrainë, Afganistan dhe vende të tjera që janë në krizë. Atje askush nuk po i shikon ato krime,” tha djali i Ratko Mlladiqit.

Exit mobile version