Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pas vendimit të GJNP-së, në Teheran vendosen posterë me Ne’tanyahun dhe Gallantin...

Pas vendimit të GJNP-së, në Teheran vendosen posterë me Ne’tanyahun dhe Gallantin prapa grilave

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, janë vendosur posterë që shfaqin kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant duke vuajtur dënimin, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për të lëshuar urdhra arresti ndaj tyre, raporton Anadolu.

Një nga posterët në rrugët e Teheranit tregon Netanyahun dhe Gallantin prapa grilave.

Gjykata me bazë në Hagë javën e kaluar njoftoi fletarrestimet për Netanyahun dhe Gallantin “për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera nga të paktën 8 tetori 2023 deri të paktën më 20 maj 2024”, datë kur prokurori i GJNP-së Karim Khan kërkoi lëshimin e fletarrestimeve.

Në lidhje me krimet e dyshuara, gjykata tha se “ka gjetur baza të arsyeshme” për të besuar se Netanyahu dhe Gallant “secili mbajnë përgjegjësi penale për krimet e mëposhtme si bashkëpunëtorë për kryerjen e akteve së bashku me të tjerët: krimi i luftës i urisë si një metodë lufte; dhe krimet kundër njerëzimit vrasje, persekutim dhe akte të tjera çnjerëzore”.

Urdhrat e arrestit erdhën ndërsa ofensiva gjenocidale e Izraelit në Gaza kohët e fundit ka hyrë në vitin e saj të dytë, duke vrarë tashmë mbi 44.000 palestinezë.

Exit mobile version