Ndërron jetë Abdulazim esh-Sherkavi (67), një prej anëtarëve të Këshillit Konsultativë të Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) i cili ishte i arrestuar në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i delegacionit të mbrojtjes për të akuzuarit në lidhje me organizatën Ihvan, Mustafa ed-Demiri, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se pas përkeqësimit të shëndetit, Sherkavi, është dërguar në spitalin në Beni Suvejf, ku dhe ka ndërruar jetë.
“Ishte një vdekje natyrore, por nuk duhet të anashkalohet edhe e vërteta e neglizhencës mjekësore. Sharkavi pasi u arrestua në vitin 2015 u dërgua në burgun Akreb në Kajro, dhe më pas u transferuar në Beni Suvejf. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua edhe më shumë këtu”, është shprehur Demiri.
Ndërsa në anën tjetër në një deklaratë të bërë në faqen e internetit të Partisë Liri dhe Drejtësi që është edhe krahu politik i Ihvan thuhet se “Abdulazim esh-Sherkavi ka humbur jetën për shkak të neglizhencës mjekësore. Atij nuk janë dhënë ilaçet dhe shërbimet mjekësore pavarësisht se ishte i sëmurë që në arrestimin e tij. Ai i dërgua në spital për shkak se situata shëndetësore e tij u përkeqësua dhe që prej 6 ditësh ndodhej në reanimacion.”
“Edhe më 23 nëntor 2016 kur ndodhej në burgun Akreb ai kaloi hemoragjinë e trurit. Edhe në atë kohë ai ishte dërguar në spital për shkak të përkeqësimit të situatës”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Ndërsa nga Ministria e Brendshme e Egjiptit ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me vdekjen e Sherkavit.