iPad mini i ri mund të porositet nga ky moment për 499 dollarë për variantin 128GB. Modeli i kaluar fillon prej 64GB për variantin bazë.
Në heshtje të plotë Apple prezantoi versionin e ri të iPad mini ditën e sotme përmes një njoftimi për shtyp dhe është përditësimi i parë i tabletit që prej 2021.
Gjenerata e 7-të t iPad mini duket identik me gjeneratën e 6-të, me një buton ndezjeje i cili përmban edhe sensorin Touch ID dhe një ekran me korniza të holla. Por Apple ka zëvendësuar çipin A15 Bionic me Apple A17 Pro, të njëjtin procesor përdorur në iPhone 15 Pro vitin e kaluar.
iPad mini i ri mund të porositet nga ky moment për 499 dollarë për variantin 128GB. Modeli i kaluar fillon prej 64GB për variantin bazë.
Variantet 256GB dhe 512GB do të shiten për 599 dollarë dhe 799 dollarë ndërsa konektiviteti celular do të kushtojë 150 dollarë më shumë për secilin prej varianteve.
Apple thotë se performanca e procesorit A17 Pro është 30 përqind më e lartë sesa A15 ndërsa performanca grafike 25 përqind më e lartë. Por përmirësimi më i madh do të jetë sasia e RAM ndërsa A17 Pro vjen me 8GB ndërsa A15 kishte vetëm 4GB.
Siç duket 8GB është minimumi i nevojshëm për operimin e mjeteve AI të Apple Intelligence. Përmirësimet e tjera të harduerit janë marxhinale. Të gjitha variantet vinë me Wi-Fi 6E dhe portë USB-C me shpejtësi deri në 10Gbps në vend të 5Gbps. Kamera e pasme prej 12-megapiksel ka të njëjtin rezolucion si modeli i kaluar.
Së fundi iPad mini i ri do të funksionojë vetëm me lapsat stylus Apple Pencil Pro ose Apple Pencil USB-C dhe jo me gjeneratën e parë dhe të dytë të Apple Pencil.