Pas trajtimit në Austri, kthehet në vendlindje Enver Xhokli që u lëndua në shpërthimin në Ferizaj

Sot ka arritur në Kosovë, Enver Xhokli i cili u lëndua nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi në Ferizaj, dhe ishte duke u trajtuar në Austri.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Amrend Zemaj.

Epilogu i shpërthimit të frikshëm në Ferizaj: Mbi 40 të lënduar, disa me gjendje të rëndë pritet të trajtohen jashtë vendit
“Me emocione, e pritëm në Aeroport ardhjen e Enver Xhoklit, të shëruar në Austri, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, në janar të këtij viti. Trajtimi i tij është bërë po ashtu në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë dhe përkrahjen e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj ka shprehur falënderim të thellë për të gjithë kontribuesit për trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit, udhëheqësit e Austrisë dhe Turqisë, ambasadorët Pllana dhe Dugolli si dhe familjet e të lënduarve për mirëkuptim dhe bashkëpunim.