Avioni Boeing 767 i aviokompanisë Royal Flight fluturon nga Moska për në Antalia. Pasi të aterojë avioni në aeroportin në Antalia do të organizohet edhe koktej për 309 pasagjerët
Flutirimi i parë charter nga Rusia në Turqi, pas një pauze tetë muajshe sërish do të realizohet nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev para do kohe nënshkroi dekretin me të cilën miratohen fluturimet mes Rusisë dhe Turqisë. Nga kabineti i prefektit të Antalias theksojnë se nesër do të organizohet edhe fluturimi i parë charter pas nënshkrimit të këtij dekreti.
Avion Boeing 767 i aviokompanisë Royal Flight fluturon nga Moska për në Antalia. Pasi të aterojë avioni në aeroportin në Antali do të organizohet edhe koktej për 309 pasagjerët.
Qeveria e Federatës Ruse zyrtarisht para do kohe hoqi ndalesën e fluturimeve charter mes Rusisë dhe Turqisë, e cila ishte në fuqi pas rrëzimit të avionit ushtarak rus, i cili në nëntor të vitit të kaluar shkeli hapësirën ajrore turke.
Në dekretin e Qeverisë ruse, aviokompanive të interesuara u rekomandon që të ndërmarrin masa shtesë të sigurisë në fluturimet e ardhshme drejt Turqisë.
Heqja e ndalesës së fluturimeve në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ruso-turke, ishte një nga temat e takimit presidentit turk dhe rus Recep Tayyip Erdoğan dhe Vladimir Putin, i cili më 9 gusht u takuan më Shën Petersburg.