Pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, OKB paralajmëron se nuk largohet!

Antonio Guterres

Pavarësisht tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në 31 gusht, Organizata e Kombeve të Bashkuara konfirmon se do vazhdojë të qëndrojë.

Sekretari i OKB-së Antonio Gutierrez me anë të një statusi në Twitter ka deklaruar se organizata do vazhdojë të qëndrojë në Afganistan dhe do bëjnë ç’të jetë e mundur për të mbrojtur stafn dhe njerëzit afganë të cilët po kalojnë një vuajtje të madhe.

Kujtojmë se talebanët mësynë në Kabul në 15 gusht dhe prej atëherë pushteti ndodhet në dorën e tyre.

Presidenti Biden konfirmoi tërheqjen e trupave amerikane, pavarësisht situatës kaotike në të cilën ndodhet vendi.

STATUSI NGA ANTONIO GUTERRES

OKB ka punuar për dhe me njerëzit e Afganistanit për dekada të tëra.Ne mbetemi në vend dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë dhe të bëjmë gjithçka që mundemi, si për sigurinë e stafit, ashtu edhe për të ofruar për njerëzit afganë që kanë vuajtur aq shumë. /tiranapost