Hulumtuesi i sigurisë Troy Hunt javën e kaluar tha se sulmet konciduan së bashku me planin e Internet Archive për të zbuluar një thyerje sigurie që ekspozoi 31 milionë rekorde.
Wayback Machine është rikthyer online pas sulmit DDoS që rrëzoi tërë platformën më 9 Tetor. Themeluesi Brewster Kahle postoi ditën e Hënë duke thënë se shërbimi ishte rikthyer ku përdoruesit mundet vetëm të shikojnë përmbajtje por pa ruajtur asgjë.
Hulumtuesi i sigurisë Troy Hunt javën e kaluar tha se sulmet konciduan së bashku me planin e Internet Archive për të zbuluar një thyerje sigurie që ekspozoi 31 milionë rekorde.
Hunt, i cili drejton shërbimin Have I been Pwned?, besonte se dy sulmet janë komplet rastësore dhe ishin disa palë të ndryshme përfshirë në të.
Grupi i hakërreve Blackmeta mori përgjegjësinë e sulmit duke postuar se Internet Archive i përket SHBA-së. Organizata jofitimprurëse, themeluar në ditët e para të uebit në 1996, është me seli në San Francisko.
Sipas Kahle përdoruesit tashmë mund të përdorin Wayback Machine ndërsa shërbimi gradualisht do të bëhet plotësisht funksional. Ai paralajmëroi se mund të ketë nevojë për më shumë mirëmbajtje dhe nuk përjashtoi mundësinë që herë pas herë të dalë offline.