Greqia po përgatitet për reshje dhe stuhi të tjera pas uljes së intensitetit të stuhisë “Bora”, e cila goditi vendin gjatë dy ditëve të fundit, transmeton Anadolu.
Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë (EMY) paralajmëroi sot se shirat dhe stuhitë do të jenë veçanërisht intensive në Thesali, ishujt jugor të Egjeut, Sporada, Evia veriore, Ciklada dhe ishujt Dodekanezë.
Deri të mërkurën, stuhitë pritet të prekin pothuajse gjithë vendin, me përjashtim të rajonit të Maqedonisë lindore, Thrakisë dhe Egjeut verior dhe lindor.
Kjo valë e re shiu dhe stuhish pason stuhinë “Bora”, e cila rezultoi në të paktën tre të vdekur, ndërpreu linjën hekurudhore midis Athinës dhe qytetit verior të Selanikut dhe shkaktoi përmbytje të rënda në ishullin Rodos.