Në saj të ofensivës Mburoja e Eufratit qyteza el-Bab në Halep, është pastruar nga organizata terroriste DEASH, ndërsa sot pas 6 vitesh, për herë të parë qytetarët kanë mundur të fillojnë një Ramazan në paqe, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjallëria në rrugët dhe rrugicat e el-Bab, ngjason me atë para luftës dhe kjo në saj të një operacioni të suksesshëm të ushtrisë së Turqisë e cila mbështeti Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) për pastrimin e zonës.
Në qytet janë rikthyer rreth 100 mijë njerëz, ndërkohë që nga njëra anë bien në sy godinat e shembura, nga ana tjetër ajo që shikohet është se gjallërimi i rrugëve dhe rrugicave të çon në kohën e para luftës në këtë vend.
Sigurinë e qytezës e mbajnë personeli i policisë dhe ushtrisë vendase, të trajnuar në Turqi.
Bab është një nga qytetet e rralla të kthyera përfundimisht në paqe, ndërsa çmimet e ulta si për veshjet ashtu edhe për ushqimet, janë një tjetër faktor që tregojnë këtë gjë, në krahasim me rajonet e tjera.
Edhe pse i kthyer në një gërmadhë, mijëra njerëz janë të lumtur që fillojnë një ramazan në paqe pas 6 vitesh në qytetin e tyre.
Falenderime Turqisë dhe Erdoğanit
Xhelal Xhedid, 45 vjeçari nga Babi ka falenderuar Turqinë dhe presidentin e këtij vendi, Recep Tayyip Erdoğan.
“Po hyjmë të lumtur në këtë Ramazan. Na ka mundësuar Zoti që të bëjmë një ramazan në paqe pas 6 vitesh. Në këtë kuadër vëllezërit tanë turq kanë një meritë të madhe. Si fillim është restauruar xhamia Hz. Omer. Njëkohësisht falenderojmë Fondacionin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë. Falenderojmë popullin turk dhe veçanërisht Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për mbështetjen e dhënë”, tha ai në fjalën e tij.
Ndërsa një tejtër qytetar i Bab-it, Junus Menderes, thotë se i është mirënjohës dashamirësve dhe kontribuesve nga Turqia të cilët kanë dhënë ndihmë ushqimore për muajin e Ramazanit për familjen e tij prej 5 personash.
“Tani e presim me dëshirë dhe lumturi Ramazanin në Bab. Besojmë se do të kalojmë një ramazan në paqe dhe qetësi pasi tani jemi të sigurt. Për këtë arsye Turqisë i jemi shumë mirënjohës”, thotë ai.
Një tjetër qytetar i Bab, Osman Haxha, thotë se është kthyer pas 4 vitesh qëndrim në Turqi. “Pas shumë vitesh do të kaloj një Ramazan në qetësi dhe në vendin tim. Jam shumë i lumtur”, shprehet ai.