Pas shkeljes së armëpushimit nga Assadi, opozita siriane bojkoton bisedimet e paqes

Fraksionet opozitare siriane kanë njoftuar sot se kanë ngrirë diskutimet për paqe të garantuara nga Rusia dhe Turqia për shkak të shkeljeve të armëpushimit nga forcat e regjimit sirian dhe milicite shiite.

Në një komunikatë të dërguar mediave, grupet opozitare njoftuan se “çdo avansim territorial nga ushtria dhe milicitë e përkrahura nga Irani do t’i jepnin fund përpjekjeve për rifillim të bisedimeve për paqe, por edhe vet armëpushimit që garantohet nga Rusia dhe Turqia, i cili ka hyrë në fuqi më 30 dhjetor”.

Regjimi sirian i udhehequr nga Bashar al Asad gjate dites se djeshme ka intensifikuar sulmet përreth Damaskut dhe Alepos, ndersa po bëheshin përpjekje të sigurohej furnizim me ujë i këtyre qyteteve. /MESAZHI/