Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë, pas ndryshimit të kushteve atmosferike në Kosovë.
Nëpërmjet njoftimit apelohen shoferët që të përshtasin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë në mes mjeteve, si dhe të ngadalësojnë gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e borë.
Reshjet e shiut dhe borës kanë filluar që nga orët e para të mëngjesit dhe pritet të vazhdojnë.