Pas protestave të Shaljanëve, Trepça anulon konkursin

Menaxhmenti i gjigandit metalurgjik Trepça, ka marrë vendim për anulimin e konkursit të shpallur më 24 gusht të vitit të kaluar.

Kjo pas protestave të banorëve të Shalës së Bajgorës.

Protestuesit kishin tre kërkesa:

-Anulimin e konkursit;

-Shkarkimin e Bordit të Trepçës;

-Shkarkimi e drejtorit menaxhues të Trepçës.