Pas protestave të dhunshme, presidenti kenian thotë se nuk do ta nënshkruajë projektligjin financiar

William Ruto

Presidenti kenian William Ruto tha sot se nuk do të nënshkruajë ligjin e diskutueshëm financiar që çoi në protesta mbarëkombëtare, ku disa njerëz u qëlluan për vdekje, transmeton Anadolu.

Protestuesit sulmuan parlamentin pasi legjislacioni u miratua nga ligjvënësit të martën. Projektligji do të rriste taksat dhe rrjedhimisht edhe koston e jetesës.

“Duke reflektuar mbi bisedën e vazhdueshme rreth përmbajtjes së Projektligjit Financiar 2024 dhe duke dëgjuar me vëmendje popullin e Kenias, të cilët kanë thënë me zë të lartë se nuk duan të bëjnë asgjë me këtë projektligj…nuk do të nënshkruaj Projektligjin Financiar 2024 dhe më pas do të tërhiqet”, tha Ruto në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Shtetit në Nairobi.

“Njerëz kanë humbur jetën dhe është shumë për të ardhur keq. Uroj që kjo të mos kishte ndodhur”, shtoi ai.

Kaosi bëri që qeveria të vendoste ushtrinë për t’u marrë me situatën e rendit dhe ligjit. Një gjykatë e lartë anuloi urdhrin për dislokim.