Pas presionit rreth rrezatimit, Apple dërgon përditësimin për iPhone 12

Apple premtoi të përditësonte iPhone 12 për të adresuar shqetësimet rreth niveleve të rrezatimit pasi Franca ndërpreu shitjet e telefonëve në fillim të muajit.

Autoritetet Franceze thanë se kanë marrë një përditësim softueri për iPhone 12 nga Apple dhe janë duke e vlerësuar raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Apple premtoi të përditësonte iPhone 12 për të adresuar shqetësimet rreth niveleve të rrezatimit pasi Franca ndërpreu shitjet e telefonëve në fillim të muajit.

Sipas testeve të autoriteteve Franceze, iPhone 12 tejkalonte kufijtë e ekspozimit ndaj rrezatimit. Franca kërcënoi Apple me tërheqje nga tregu të telefonëve nëse kompania refuzonte të dërgonte një përditësim softueri.

Edhe pse Apple kontestoi gjetjet e Francës, me idenë se iPhone 12 është në përputhje me standardet ndërkombëtare, më 15 Shtator tha se do të dërgonte një përditësim softueri për të përmbushur kriteret e metodave të testimit të Francës.

Apple lançoi iPhone 15 në fillim të muajit ndërsa iPhone 12 nuk shitet më drejtpërdrejtë nga Apple. Megjithatë mund të blihet nga palë të treta apo si një telefon i përdorur.