Pas një stuhie të fuqishme që la të vdekur të paktën shtatë persona në të gjithë Gjermaninë veriore, transporti hekurudhor do të vazhdojë të ndërpritet edhe gjatë ditës së sotme.
Shumica dërrmuese e trenëve në distanca të gjata në veri dhe në verilindje të Gjermanisë ishin anuluar, duke shkaktuar kaos.
Linjat hekurudhore midis Hanoverit dhe Berlinit, Hamburgut dhe Berlinit, Hamburgut dhe Hanoverit, Hamburgut dhe Kielit janë të mbyllura.
Një ditë pasi erërat e stuhisë përfshinin veriun e vendit, anulimet në rrugët kryesore hekurudhore mund të shkaktojnë vonesa të konsiderueshme dhe kohë të gjata të pritjes për udhëtarët në distanca të gjata.
Një zëdhënës i Deutsche Bahn paralajmëroi se pezullimi i përkohshëm i trenave në veri dhe në verilindje të Gjermanisë mund të ketë gjithashtu një ndikim në rrjetin hekurudhor kombëtar. Ata gjithashtu kanë siguruar klientët se biletat që nuk janë përdorur të enjten janë ende të vlefshme të premten.
Shumë udhëtarë hekurudhash shprehën frustrim pasi që mbetën të bllokuar në stacionet hekurudhore, me Deustche Bahn që nuk siguronte mjete alternative të transportit. /MESAZHI/