Pas Norës, edhe Distria kualifikohet në gjysmëfinale

Pas Nora Gjakovës, edhe Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix që po mbahet në Turqi.

Distria e mposhti xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të përballet me xhudisten nga Turkmenistani, Gulbadam Babamuratova.