Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli në verë do të ndërroj ekip por jo edhe kampionat.
Ai do të largohet nga Empoli për të vazhduar karrierën në një skuadër tjetër më të madhe të kampionatit italian. Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i Ismajlit, Sergio Mezi që ka thënë se nuk është vetëm Napoli që ka shprehur interesim për klientin e tij.
Madje, ai ka zbuluar se edhe Genoa e Sassuolo janë në garë për shërbimet e Ismajlit, i cili përfundimisht do të largohet nga Empoli. Megjithatë, Napoli mbetet favorit për transferimin e 27-vjeçarit më të përfunduar edicioni aktual.
Kartoni i tij vlerësohet mbi 5 milionë euro, ndërsa Ismajli ka kontratë me Empolin deri në vitin 2025. Këtë edicion, Ismajli ka 22 paraqitje në Serie A, ndërsa është pjesë e Empolit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Spezia.