Marrëveshjet teknike në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po rezultojnë thuajse të gjitha në favor të këtyre të fundit.
Pas ndërtimit të murit afër Urës së Ibrit, aty ka filluar të ndërtohet edhe një objekt gjigant për të cilin është dhënë drita jeshile nga Bashkimi Evropian. Siç mësohet, këta të fundit kanë financuar projektin në fjalë.
Indeksonline mëson se në Lagjen e Boshnjakëve ka nisur ndërtimi i ndërtesës ku, përpos zyrtarëve lokal të veriut, do të vendosen edhe stafi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Përfaqësuesit e Zyrës Administrative në veri thonë se lokacioni në fjalë është i ndarë për komunën veriore, derisa nuk përjashtojnë mundësinë që aty do të vendoset edhe stafi i ASK-së.
Në një prononcim për “Indeksonline”, shefja e kësaj zyre, Adriana Hoxhiq ka thënë se BE-ja ka kryer të gjitha procedurat për tenderimin dhe ka pastaj ka filluar ndërtimin.
Më tej, Hoxhiq tregon se pas përfundimit të punimeve i gjithë stafi zyrtar në veri do të shpërngulet në objektin e ri.