Pas më shumë se dy vitesh në pandemi, epidemiologu dhe këshilltari i administratës Biden ka rezultuar pozitiv për Covid-19.
Specialisti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci u diagnostikua me koronavirus pasi kreu një test të shpejtë ndërsa lajmin e bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA.
“Dr. Fauci do të izolohet dhe do të vazhdojë të punojë nga shtëpia”, thuhet në deklaratë. “Ai nuk ka qenë së fundmi në kontakt të ngushtë me Presidentin [Joe] Biden ose zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.”
Specialisti kryesor i sëmundjeve infektive, i cili është plotësisht i vaksinuar dhe gjithashtu ka marrë dy doza përforcuese, ka simptoma të lehta. Prillin e kaluar, Anthony Fauci theksoi në një intervistë se situata sa i përket koronavirusit është nën kontroll, dhe ende më mirë se më parë, por pandemia nuk ka përfunduar ende.
Ndërkohë në SHBA numri i të infektuarve me koronavirus është duke u rritur pasi rastet ranë nën 30,000 në ditë në mars dhe prill, sipas një analize të CNBC. I nxitur nga varianti shumë ngjitës i omicron, numri mesatar i rasteve të reja ka vijuar të jetë mbi 100,000 që nga fundi i majit. /abcnews