Pasi dje në mëngjes u mbyll xhamia Al-Aksa në Jerusalem, qindra palestinezë falën namazin e xhumasë, jashtë mureve të Qytetit të Vjetër, konkretisht kompleksit Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtarët e policisë izraelite vranë dje në mëngjes tre palestinezë për të cilët pohojnë se tentuan të kryejnë sulm të armatosur në rrethin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem.
Xhamia Al-Aksa është mbyllur, ndërsa policia njoftoi se nuk do të falet namazi i xhumasë në të.
Muret e Qytetit të Vjetër gjenden brenda kompleksit Al-Aksa, ndërsa palestinezët namazin e xhumasë e falën jashtë kompleksit, në rrugë.
Pas namazit brohoritën tekbire, por edhe me sloganin: “Shpirtin dhe gjakun tonë e sakrifikojmë për ty Al-Aksa”.
Pas kësaj pa incidente edhe u shpërndanë. Ylli i Kuq izraelit i Davudit në mëngjes njoftoi se tre izraelitë u plagosën, në mesin e të cilëve dy më rëndë. Sipas informacioneve të fundit, si pasojë e lëndimeve të fituara kanë vdekur dy policë izraelitë.
Krahas kësaj, janë bllokuar hyrjet në një pjesë të qytetit në të cilën gjendet xhamia Al-Aksa.
Në hyrjet e qytetit gjenden një numër i madh i policëve izraelitë, ndërsa mbi qytetin është parë edhe një helikopter.