Pas kolerës, Jemeni tani përballet me këtë sëmundje vdekjeprurëse

Spitalet e Jemenit janë afër kolapsit, pasi uria dhe varfëria e pashmangshme kanë shkatërruar vendin. Agjencitë e ndihmave po i luten vendeve arabe për  heqje të plotë të bllokadës ndaj vendit të varfër i cili është strehë e militantëve Huthi.

Jemeni megjithatë po vuan nga epidemia më e keqe e kolerës në botë – dhe tani mjekët po paralajmërojnë për një shpërthim të virusit të difterisë, virus potencialisht fatal.

Deri tani 14 viktima janë konfirmuar nga difteria, njofton Al Jazeera.

OBSH thotë se sëmundja po përhapet shpejt dhe mjekët në Jemen paralajmërojnë se bllokada po pengon furnizimet e domosdoshme mjekësore për të hyrë në vend. /MESAZHI/