Pas iOS, aplikacioni chatboti AI Claude vjen në Android

Platforma është një prej modeleve AI aktualisht të disponueshme për publikun. OpenAI dhe chaboti i saj ChatGPT kanë tërhequr vëmendje.

Anthropic njoftoi se chaboti i saj Claude është i disponueshëm si një aplikacion Android. Pasi prezantoi aplikacionin iOS në Maj, përdoruesit Android tashmë mund të luajnë me AI e kompanisë në pajisjet e tyre mobile.

Aplikacioni Android është falas dhe funksionon për përdoruesit Pro dhe Teams me pagesë. Bisedat në Claude sinkronizohen mes aplikacioneve mobile dhe aplikacionit në ueb.

Platforma është një prej modeleve AI aktualisht të disponueshme për publikun. OpenAI dhe chaboti i saj ChatGPT kanë tërhequr vëmendje.

Aktualisht ChatGPT është i disponueshëm në Android dhe iOS e madje fuqizon edhe Apple Intelligence. Megjithatë është e mundur që Claude të jetë më i fuqishëm.

Sipas Anthropic, Claude 3 performoi më mirë sesa ChatGPT dhe Google Gemini në disa testime të rëndësishme. Claude 3 Opus doli në krye të testimeve në Mars dhe Sonnet 3.5 bëri të njëjtën gjë në Qershor.