“Agjencia Federale e Rrjeteve është në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet Franceze,” thanë rregullatorët Gjermanë.
Gjermania do të ekzaminojë shqetësimet e radioaktivitetit të Apple iPhone 12 për tregun Gjerman nëse hetimi i Francës vijon më tutje thanë autoritetet rregullatorë duke shtuar se procedura Franceze do të shërbejë si udhëzues për Europën si të tërë.
Agjencia Kombëtare e Frekuencave në Francë njoftoi Apple ditën e Marte duke i kërkuar ndërprerjen e shitjeve të iPhone 12 në Francë pasi disa testime treguan se nivelet e SAR ishin mbi kufijtë e lejueshëm.
“Agjencia Federale e Rrjeteve është në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet Franceze,” thanë rregullatorët Gjermanë.
Hulumtuesit kanë bërë një numër studimesh në lidhje me rrezikun shëndetësor që vjen nga pajisjet mobile. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk janë vënë re efekte mbi shëndetin shkaktuar nga përdorimi i telefonëve celular.