Mesfushori Xavi Simons pritet të transferohet në Premier League gjatë kësaj vere pas paraqitjeve të mira që i patën në “Euro 2024” me fanellën e Holandës.
Duke pasur parasysh interesimin e Manchester Unitedit dhe Arsenalit, skuadra e PSG-së, që posedon kartonin e tij tashmë ka caktuar çmimin për kartonin e 21-vjeçarit.
Për ta lënë të lirë Simonsin, ekipi francez po kërkon hiq më pak se 80 milionë euro pasi ai ka kontratë me Parisin deri në vitin 2027.
Simons u aktivizua në të gjitha gjashtë ndeshjet e Holandës në Evropian, ku në katër prej tyre ishte startues dhe shënoi 1 gol e bëri 3 asistime.
Holanda u eliminua në gjysmëfinale të “Euro 2024” nga Anglia pasi u mposht me shifrat 2:1.
Sezonin e shkuar, Simons ishte i huazuar te Leipzigu në Gjermani, ekip që gjithashtu ka shprehur interesim për blerjen e kartonit të tij.