Pas xhudistes Erza Muminoviq, e cila Kosovës i siguroi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike në Buenos Aires, këtë sukses e ka arritur edhe karateisti shqiptar, Faik Veseli, i cili paraqitet me Maqedoninë.
Veseli në gjysmëfinale do të përballet me japonezin Jamaoka Masaki dhe në rast se shënon fitore, kualifikohet në finale, në kategorinë deri më 61 kg.
Ata që pësojnë disfatë në gjysmëfinale , me automatizëm fitojnë medalje të bronzit.Për Faik Veselin, por edhe për Maqedoninë është suksesi më i madh i këtij sporti në Lojërat Olimpike.