Ballina Arritje Teknologji Pas ChatGPT, edhe Gemini pritet të integrohet në iOS 18

Pas ChatGPT, edhe Gemini pritet të integrohet në iOS 18

Gemini ka qenë pjesë e spekulimeve për një debutim të mundshëm në iOS 18 që kur u përfol për OpenAI. Bosi i softuerit Craig Federighi la të kuptohej për një marrëveshje me Google menjëherë pasi prezantimi i ChatGPT në iOS përfundoi.

Nëse jeni të zhgënjyer se i vetmi model AI që do të integrohet në pajisjet Apple është ChatGPT, mesa duket nuk duhet të prisni gjatë për pasur më shumë zgjedhje. Apple pritet të zbulojë të paktën edhe një marrëveshje tjetër këtë Vjeshtë sipas Bloomberg dhe ajo do të jetë Gemini.

Gemini ka qenë pjesë e spekulimeve për një debutim të mundshëm në iOS 18 që kur u përfol për OpenAI. Bosi i softuerit Craig Federighi la të kuptohej për një marrëveshje me Google menjëherë pasi prezantimi i ChatGPT në iOS përfundoi.

Anthropic është përzier gjithashtu në këto spekulime por Gurman sugjeron se Apple do të zbulojë një partner tjetër  këtë vit. Meta nga ana tjetër u refuzua menjëherë sepse chatboti i saj Llama nuk konsiderohet po aq i avancuar.

Përtej integrimit të chatbotit, Apple synon ti shfrytëzojë për të gjeneruar fitime duke aplikuar komisionet për abonimet e bëra përmes një iPhone.

Exit mobile version