Pas Bundesligës, një tjetër kampionat i madh rifillon sonte

Pas rifillimit të Bundesligës 18 ditë më parë, sonte sezonin e vazhdon edhe kampionati portugez i futbollit.

Bayern Munich javën e kaluar mposhti Borussia Dortmundin duke bërë një hap të madh drejt titullit në Bundesligë, por në Portugali situata është krejt tjetër, ku vetëm një pikë i ndan rivalët e ashpër portugez, Porto dhe Benfica.

Porto kanë avantazhin dhe janë nga skuadrat e para që rikthehet në veprim, ku sonte me fillim nga ora 22:15, zhvillon ndeshjen kundër Famalicao.

Në Portugali deri më tani janë zhvilluar 24 xhiro, dhe deri në fund të kampionatit kanë për t’u zhvilluar edhe dhjetë xhiro.

Renditjen tabelare në Superligën e Portugalisë e gjeni në pjesën e mëposhtme: