Pas arrestimit të themeluesit në Francë Telegram ndryshon politikën e moderimit

Aplikacioni i komunikimit ju shërben afro 1 miliardë përdoruesve aktivë në muaj dhe ka mbajtur një reputacion për mbikëqyrje dhe kontrolle minimale të aktivitetit të përdoruesve në platformë.

Telegram në heshtje të plotë ka përditësuar politikën e saj të moderimit duke lejuar përdoruesit të raportojnë bisedat private tek moderatorët.

Ndryshimi vjen pas arrestimit të themeluesit dhe CEOs të kompanisë Pavel Durov në Francë muajin e kaluar për krime që bëhen nga palë të treta në platformë.

Aplikacioni i komunikimit ju shërben afro 1 miliardë përdoruesve aktivë në muaj dhe ka mbajtur një reputacion për mbikëqyrje dhe kontrolle minimale të aktivitetit të përdoruesve në platformë.

Telegram filloi implementimin e ndryshimeve në politikën e moderimit mbrëmjen e së Enjtes. Aplikacionet në Telegram kanë të gjitha një buton “Report” ku përdoruesit mund të raportojnë përmbajtje të paligjshme tek moderatorët.

Platforma ofroi edhe një adresë e-maili për kërkesat automatike të fshirjes së përmbajtjeve. Këto ndryshime vinë pas arrestimit të Durov nga autoritetet Franceze të cilat hapën një hetim për krimet që kryhen në platformë si trafikim droge, mashtrime dhe përhapje të imazheve të abuzimit me fëmijët.

Durov tha se përdorimi i ligjeve që i përkasin një epoke tjetër para-smartfonëve për të akuzuar dhe arrestuar një CEO për krime që bëjnë të tjerët në platformën të cilën e menaxhon është një qasje e devijuar. /