Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi është pezulluar nga puna.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në KEK.
Në njoftim bëhet e ditur se Krasniqit i është ndërprerë marrëdhënia e punës me efekt të menjëhershëm.
“Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar Përparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në njoftim.
Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të KEK-ut, të mbajtur sot, me dt. 25.04.2023, janë marr vendimet si në vijim:
BD ka marrë vendim për pezullimin nga detyra e punës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm.
Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar z. Përparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në njoftimin e Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete në Korporata Energjetike e Kosovës.
Disa ditë më parë i njëjti ishte arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Njësia e Veçantë kishte bastisur zyrën e tij, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.