Ballina Lajmet Kosovë Pas aksionit të djeshëm të policisë në veri, KFOR vendos automjete shtesë...

Pas aksionit të djeshëm të policisë në veri, KFOR vendos automjete shtesë dhe trupa mbi Urën e Ibrit

Të shtunën, KFOR-i ka vendosur automjete shtesë dhe trupa mbi Urën e Ibrit, pasi që Policia e Kosovës dje ka zhvilluar një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.

Për këtë kanë reaguar edhe shtetet aleate duke e konsideruar si hapa të njëanshëm të Qeverisë së Kosovës, ndërsa paralajmëruan se kjo mund të çojë në përshkallëzim të situatës në veri të vendit.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur të premten një aksion për mbylljen e disa objekteve të strukturave paralele në komunat në veri. Për aksionin, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë mbyllur pesë komuna paralele.

Exit mobile version