Pas aksionit të djeshëm të policisë në veri, KFOR vendos automjete shtesë dhe trupa mbi Urën e Ibrit

Të shtunën, KFOR-i ka vendosur automjete shtesë dhe trupa mbi Urën e Ibrit, pasi që Policia e Kosovës dje ka zhvilluar një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.

Për këtë kanë reaguar edhe shtetet aleate duke e konsideruar si hapa të njëanshëm të Qeverisë së Kosovës, ndërsa paralajmëruan se kjo mund të çojë në përshkallëzim të situatës në veri të vendit.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur të premten një aksion për mbylljen e disa objekteve të strukturave paralele në komunat në veri. Për aksionin, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë mbyllur pesë komuna paralele.