Pas 8 vitesh Microsoft do të rikthehet në biznesin e ueb-kamerave në 2019-ën

Sipas disa raportimeve Microsoft ka planifikuar të lançojë ueb-kamera të reja në 2019-ën për Windows 10-ën dhe Xbox One.

Ato do të sjellin teknologjinë e njohjes së fytyrës Windows Hello për çdo kompjuter me Windows 10 raportoi Thurrott.

Vite kanë kaluar që kur Microsoft ka prezantuar një ueb-kamër dhe 2019-ta do të shënojë një rikthim tek ky treg.

Sipas Thurrot ato do të funksionojnë edhe me Xbox One ku përdoruesit do të kyçen automatikisht në llogaritë e tyre duke dalë përpara kamerave.

2019-ta gjithashtu do të sjellë Surface Hub 2S me një procesorë në formë fishekësh që mund të zëvendësohen.

Ueb-kamera do të lidhet me kompjuterët me anë të një kabllo USB-C dhe mund të jetë e njëjta për të cilën Microsoft ka premtuar ta sjellë me Surface Hub 2. /PCWorld Albanian