Pas 5 vitesh, Big Ben tregon orën e saktë

Kulla e Big Ben më në fund tregon orën e saktë pas restaurimit 5-vjeçar që i ktheu lavdinë e dikurshme.

Atraksioni i famshëmm turistik u rrethua nga skelat në vitin 207 për t’iu nënshtruar projektit më të madh në histori të riparimit dhe ruajtjes. Etiketa e çmimit të këtij restaurimi kapi vlerën e 80 milionë Paundëve për shkak se nevojitej një punë e imtësishme inxhinierike.

Me pamjen e re, akrepave iu rikthye ngjyra e tyre origjinale blu pas lyerjes së mëparshme me të zezë për të fshehur papastërtitë nga ndotja. Megjithatë njerëzit vunë re se akrepat nga ana perëndimore e cila drejtohet nga parlamenti, kishte ngecur në orën 12.

Duke qenë se kjo pjesë e kullës është pranë dhomës së ventilimit, duhej të ndalohej për të parandaluar dëmtime të akrepave e mekanizmave teksa restaurimi vazhdonte. Problemi i akrepave u vu re nga publiku një muaj më parë, kur u hoqën edhe skelat e fundit.

Ditën e djeshme, ekspertët mundën të kryenin me sukses lidhjet me ingranazhin origjinal viktorian. Gjithsesi, nga një njoftim në faqen zyrtare të parlamentit, ka paralajmëruar londinezët se herë  pas here akrepat mund të ndalojnë apo kambanat mund të bien në mënyrë të rastësishme.

Arsyeja e tyre është numri i madh i ingranazheve të Orës së Madhe të Uestminsterit, që janë rreth  1000 dhe pesha e saj prej 12 tonësh. Rregullimet e fundit do të përfundojnë në verën e këtij viti pas shtyrjes për shkak të pandemisë./tvklan.al