Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe ka dhënë dorëheqjen, tha kryetari i parlamentit Jacob Mudenda.
Një letër pubike nga Mugabe tha se vendimi ishte vullnetar dhe se ai e kishte bërë atë për të lejuar një “transferim të butë të pushtetit”, njofton agjencia e lajmeve Reuters.
Njoftimi i befasishëm ndaloi një seancë dëgjimore që kishte filluar kundër tij.
Ligjvënësit brohorisnin në gëzim dhe njerëzit filluan të festonin në rrugë.
Deri tani Mugabe kishte refuzuar të japë dorëheqjen edhe përkundër puqit ushtarak të javës së kaluar dhe protestave masive.
Diktatori ka qenë në pushtet që kur vendi shpalli pavarësinë në vitin 1980. /MESAZHI/