Udhëheqësi kryesor pakistanez i regjistrimit bëri të ditur se në vend ka filluar regjistrimi i popullsisë dhe pronës, për herë të parë pas 19 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Asif Bajwa tha se regjistrimi ka filluar të mërkurën dhe se duhet përfunduar deri më 15 maj. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me regjistruesit.
Bajwa shtoi se në procesin e regjistrimit do të përfshihen refugjatët afganë, diplomatët dhe për herë të parë, personat transgjinorë.