Falja e namazit të Bajramit do të realizohet për herë të parë, pas 18 vitesh, tek vendi ku ka qenë Xhamia e Ibrit në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Burim Veliu. Sipas tij, pas shumë bisedimeve me organet gjegjëse, para pak çastesh është arritur një marrëveshje e tillë.
“Komuna e Mitrovicës Veriore, si dhe Policia, kanë garantuar siguri për një gjë të tillë”, ka thënë Veliu.
Ndryshe, në këto momente vërehen masa të shtuara të Policisë tek lokacioni i xhamisë.